Spanja me "fëmijë" e mund Lituaninë - Gazeta Express
string(33) "spanja-me-femije-e-mund-lituanine"

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 22:38

Spanja me “fëmijë” e mund Lituaninë

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 22:38

Spanja e ka mundur 4-0 në miqësore Lituaninë. Shënuan Diaz, Guillamon, Miranda dhe Puado.

Për shkak të Sergio Busquets, që doli pozitiv me COVID-19, është izoluar e gjithë skuadra e Spanjës dhe për të mos prishur miqësoren sonte, Spanja vendosi që ta luajë kundër Lituanisë me lojtarë të U-21, po ashtu dhe me trajnerin e ekipit U-21, me marrëveshje me ekipin kundërshtar raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Plot 10 lojtarë debutuan për herë të parë me “La Rojan” dhe treguan se Spanja ka të ardhme.

Të rinjtë arritën të shënojnë plot katër gola, për të fituar 4-0.

Spanja e nisi furishëm, në minutën e tretë, shënoi mbrojtësi 21-vjeçar i Valencias, Hugo Guillamon, për 1-0.

Në atë të 24’, ka realizuar lojtari i Realit, Brahim Diaz, për 2-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 30’, Ruiz kishte shansin të shënojë për 3-0, por dështoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Spanja shënoi edhe dy herë, Miranda në atë të 54’ dhe Puado 73’. /Gazeta Express/