Spalletti flet për paraqitjen e Zhegrovës ndaj Udineses: Më pëlqeu, fitil i ndezur - Gazeta Express
string(80) "spalletti-flet-per-paraqitjen-e-zhegroves-ndaj-udineses-me-pelqeu-fitil-i-ndezur"

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 23:56

Spalletti flet për paraqitjen e Zhegrovës ndaj Udineses: Më pëlqeu, fitil i ndezur

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 23:56

Juventusi fitoi ndaj Udineses në 1/8 e finales së Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale. 

“Zonja e Vjetër” fitoi 2-0 ndaj Udineses, me golat e Jonathan David dhe Manuel Locatelli. 

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova. Ai luajti për 12 minuta. 

Për paraqitjen e tij, foli edhe Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit. 

Ai tha se Zhegrova bëri paraqitje të mirë dhe se tregoi cilësinë e tij. 

“Jam shumë i kënaqur me 10 minutat e Zhegrovas, sepse vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Të bëjë ato dy vrapime që bëri, më pëlqeu shumë; ndoshta duhej të kishte luajtur më shumë, por ai konfirmoi cilësinë e madhe që ka. Ai është si një fitil i ndezur, që mund të të intimidojë nga momenti në moment, që mund të shpërthejë papritur. Ai sheh mundësi për të kaluar aty ku të tjerët shohin një mur”, tha trajneri italian./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement