SPAK arreston mjekun tek Instituti i Higjienës, korrupsion dhe tamponë Covid-i të falsifikuar - Gazeta Express
string(92) "spak-arreston-mjekun-tek-instituti-i-higjienes-korrupsion-dhe-tampone-covid-i-te-falsifikuar"

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2021 11:33

SPAK arreston mjekun tek Instituti i Higjienës, korrupsion dhe tamponë Covid-i të falsifikuar

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2021 11:33

Mjeku i Institutit të Higjenës Niko Nikaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës nën akuzën e korrupsionit. Ndaj tij ishte dhënë masa e ”arrestit me burg” nga ana e GJKKO-së.

Mjeku i Institutit të Higjienës, Niko Nika merrte para për të bërë tampon jashtë radhe.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement