Irani thotë se Shtetet e Bashkuara mbajnë “përgjegjësi të drejtpërdrejtë” për “krimet” e kryera nga Izraeli pas sulmit izraelit ndaj Bejrutit, raporton BBC.
Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha në një deklaratë se e “dënon ashpër” sulmin, të cilin e përshkroi si një “shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar të Libanit”.
Ajo shton se sulmi është një “shkelje e rëndë” e marrëveshjes së armëpushimit midis Iranit dhe SHBA-së.
Ministria e Jashtme thotë se SHBA-ja gjithashtu mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për “shkeljet e armëpushimit” nga Izraeli dhe “riafirmon vendosmërinë e saj për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ushtruar të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje legjitime”.
Izraeli thotë se sulmi kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hezbollahut në kryeqytetin libanez.