SPAK aksion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, lëshohen 15 masa sigurie për trafik kokaine - Gazeta Express
string(94) "spak-aksion-antidroge-ne-tirane-elbasan-dhe-durres-leshohen-15-masa-sigurie-per-trafik-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 15:09

SPAK aksion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, lëshohen 15 masa sigurie për trafik kokaine

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 15:09

Një aksion i gjerë antidrogë është duke u zhvilluar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në tre qytete kryesore: Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Sipas burimeve, deri më tani janë lëshuar 15 masa sigurie, në kuadër të hetimeve që lidhen me trafikun e kokainës. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që numri i të ndaluarve apo personave të përfshirë të rritet.

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga aplikacioni i komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i përdorur nga grupe kriminale për të shmangur hetimet ligjzbatuese.

Prokurori i posaçëm Vladimir Mara ka drejtuar hetimet për këtë çështje, e cila konsiderohet me rëndësi të veçantë për goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë njoftuar se aksioni do të vijojë dhe detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike nga SPAK pas përfundimit të fazës operacionale.