Spahia: Qeveria si lajmëtare vakie, ka dështuar me koronavirusin - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2020 20:23

Spahia: Qeveria si lajmëtare vakie, ka dështuar me koronavirusin

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2020 20:23

Për ish- deputetin demokrat Bardh Spahia qeveria shqiptare është kthyer në një lajmëtare vakie dhe pa strategji në mes të shpërthimit të rasteve me koronavirus.

Spahia thotë se Rama ka dështuar me menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, duke theksuar javët e karantinës nuk u shfrytëzuan ashtu si duhet.

Sipas tij vetë institucionet e kujdesit shëndetësor tashmë janë vatra të përhapjes së koronavirusit, duke e cilësuar situatën si të dalë jashtë kontrollit.

Postimi i plotë

Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus.

Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE.

Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë. Sic shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Eshtë skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!!

Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve!
Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen cdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Eshtë indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!