Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Sot luan ekipi më në formë për momentin, Trepca, e cila nuk di për humbje që 10 xhirove radhazi.
Mitrovicasit në shtëpi këtë herë e presin Vëllaznimin nga ora 19:00.
Xehetarët janë lider të tabelës bindshëm me 15 fitore e dy humbje, derisa gjakovarët janë të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.
Përballja e tjetër është mes Istogut e Sigal Prishtinës. Në këtë ndeshje që luhet nga ora 17:00, bardh e kaltrit shihet favorit të madh, duke e parë situatën tek Istogu që ka vetëm një fitore deri më tani dhe janë të fundit.
Në krahun tjetër, Prishtina është e treta në ndekje të pozitës së dytë, dallimi është një pikë.
Dje, Peja e mposhti në derbi Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi ishte bindshëm më i mirë se Prizreni në derbin lokal.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...