Sot përmbyllet Java Evropiane e Sportit me aktivitetin në 3x3 - Gazeta Express
string(61) "sot-permbyllet-java-evropiane-e-sportit-me-aktivitetin-ne-3x3"

Sot përmbyllet Java Evropiane e Sportit me aktivitetin në 3×3

Gazeta Express

30/09/2020 15:35

Sot  do të mbahet aktiviteti në lojën 3×3 në të dyja konkurrencat, deri në moshën 15-vjeçare.

Lexo Edhe:

Aktiviteti organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit #BEACTIVE.

Aktiviteti do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren. Në Prishtinë do të mbahet tek ish-Kroi i Bardhë, në Lagjen e Dardanisë, të mërkurën nga ora 18:00 deri në orën 21:00.

Ndërkohë, në Prizren mbahet nga ora 14:00 deri në ora 17:00 tek Qendra Sportive, po ashtu të mërkurën.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin në këtë aktivitet, ku do të pranishëm do të jenë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Drejtuesit e lartë të FBK-së, përfaqësues nga MKRS, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës dhe shumë personazhe të njohura nga sporti i basketbollit.

Qëllimi i aktivitetit nuk është garues, por të jetë një mesazh për gjeneratat e reja që të merren me basketboll dhe të jenë sa më aktivë.

Organizatorët zotohen se do të respektojnë masat anti-Covid, ku secili do të ketë maskë, do të respektohet distanca fizike dhe do të ketë dezinfektues. /Gazeta Express/