Sot nis Superliga e Kosovës në basketboll - Gazeta Express
string(41) "sot-nis-superliga-e-kosoves-ne-basketboll"

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 9:08

Sot nis Superliga e Kosovës në basketboll

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 9:08

Me ndeshjen Vëllaznimi – Peja fillon edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sot) prej orës 17:15 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të dy skuadrat kanë pasur test jo shumë të suksesshëm në Superkupë.

Dhe tani gjithë fokusin e kanë për ta nisur mbarë edicionin në Superligë.

Të dielën janë ndeshjet Bora – Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina.

Bora, që debuton në Superligë, luan prej orës 17:15, ndërsa ndeshja në Prizren zhvillohet prej orës 19:00. 

Ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyrë për shkak se skuadra mitrovicase luan në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.