Sot nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2021 15:22

Sot nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2021 15:22

Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, sot do të fillojë edicioni i ri në Superligën e Kosovës.

Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën. Këtë të fundit e fituan me lojtarë vendorë.

Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid 19.

XHIROJA I

E martë

19:00 Drita – Sigal Prishtina

E mërkurë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi