Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsedin Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërinë, do t’u jepet lamtumira e fundit sot.
Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.
Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.
Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.
Deri më tani janë të konfirmuar 28 persona të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe mijëra të pastrehë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...