Sot gjysmëfinalja e parë, Peja e pret Yllin në "Karagaçi" - Gazeta Express
string(54) "sot-gjysmefinalja-e-pare-peja-e-pret-yllin-ne-karagaci"

Sot gjysmëfinalja e parë, Peja e pret Yllin në “Karagaçi”

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 8:30

Sot do të nisë faza gjysmëfinale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionia në fuqi, Peja, do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit në “Karagaçi”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 17:15, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy këto skuadra mishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh në sezonin e rregullt, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kësisoj, Peja kaloi direkt në fazën gjysmëfinale, kurse Ylli eliminoi Bashkimin në çerekfinale 2:0 në seri.

Kujtojmë se në finale kalon skuadra që regjistron tri fitore.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Sigal Prishtina Mercure, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet nesër në Mitrovicë. /Gazeta Express/