Nevil Dede u shkarkua nga Ferizaj këtë fundjavë, pas barazimit të shtunën me Prishtinën e Re.

Ai është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7, teksa ka folur pas ndarjes me Ferizajn.
“Është vendim i klubit, unë e respektoj. Respekt edhe për qytetin e tifozët. Jetojmë në një botë ku guximtarët fitojnë e jo frikacakët. Kishim ide të ndryshme nga kryesia”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai nuk përjashtoi një rikthim në futbollin kosovar më vonë./GazetaExpress/