Sot fillon Liga Unike, na presin përballje interesante - Gazeta Express

Sot fillon Liga Unike, na presin përballje interesante

Basketboll

Gazeta Express

06/04/2021 12:30

Pritjes i erdhi fundi. Sot fillon turneu i Final 8 të Ligës Unike mes skuadrave më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Është hera e parë që organizohet një ligë mes dy vendeve në sportet kolektive.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Vllaznisë dhe Pejës, skuadra që ishin përballur edhe në Ligën Ballkanike, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante.

Të martën ishte parashikuar edhe çerekfinalja e dytë mes Teutës dhe Rahovecit, por skuadra nga Durrësi nuk ka mundur të organizohet për një kohë të shkurtër dhe Vreshtarët janë kualifikuar në gjysmëfinale, ku e presin fituesin e ndeshjes Vllaznia – Peja.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Ndeshjet në Rahovec do të zhvillohen me masa të rrepta anti-Covid19, duke ju përmbajtur Udhëzuesit për Rikthimin në Fushat e Basketbollit.

Ndeshjet do të transmetohen në ArtMotion dhe Kujtesa.

Orari

E martë

16:00 Vllaznia-Peja

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e pare: Rahoveci-

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe