Sonte spektakël boksi në "Fadil Vokrri", meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit - Gazeta Express
string(79) "sonte-spektakel-boksi-ne-fadil-vokrri-meci-kryesor-mes-krasniqit-dhe-mohammedit"

Sport

Gazeta Express

05/08/2023 9:58

Sonte spektakël boksi në “Fadil Vokrri”, meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit

Sport

Gazeta Express

05/08/2023 9:58

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Spektakëli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes.

Krahas Krasniqit, publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement