Sonte në “Favorit” zbulohen borxhet e klubeve ndaj futbollistëve dhe trajnerëve - Gazeta Express
string(77) "sonte-ne-favorit-zbulohen-borxhet-e-klubeve-ndaj-futbollisteve-dhe-trajnereve"

Sonte në “Favorit” zbulohen borxhet e klubeve ndaj futbollistëve dhe trajnerëve

Gazeta Express

03/04/2020 17:59

Sonte prej orës 20:00 në televizionin T7 do të transmetohet emisioni sportiv “Favorit”. Ky emision do t’i kushtohet krizës financiare e cila ka nisur të reflektojë edhe në futbollin kosovar si rezultat i humbjeve ekonomike që po i pëson Kosova shkaku i pandemisë COVID-19.

Në “Favorit” do të zbulohen klubet të cilat u kanë borxhe futbollistëve, trajnerëve dhe punonjësve tjerë të tyre.

Lexo Edhe:

Cilat klube të IPKO Superligës ua kanë borxh nga tri dhe nga kate rroga futbollistëve?

Cilit klub të madh që po e kërkon titullin e kampionit iu janë grumbulluar borxhet ndaj futbollistëve dhe trajnerëve për dy muaj?

A është vështirësuar ana financiare e klubeve në këtë kohë kur vendi po sfidohet nga koronavirusi?

Si është gjendja financiare përpos IPKO Superligës në rangjet tjera më të ulëta të futbollit?

Çfarë paralajmërimi vjen nga klubet rreth pagave të futbollistëve?

A pritet të zvogëlohen pagat?

Sa familje kosovare mbahen nga pagat që iu burojnë nga futbolli?

Cila është ndihma e kërkuar nga klubet për Federatën e Futbollit të Kosovës?

Në “Favorit” zbulohet pako e parë e ndihmës së FFK-së për buxhetet e klubeve të futbollit?

A pritet të vjen ndonjë pako me ndihmë financiare nga UEFA e FIFA?

Për të gjitha këto në “Favorit” sonte flasim me kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Futbollistëve, Visar Zogianin.

Në “Favorit” për gjendjen e krijuar në futbollin kosovar flet edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe njëri prej donatorëve më të njohur në vitet e fundit, atë të Llapit, Tahir Batatinën. Emisioni “Favorit” transmetohet edhe në Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.