Sonte prej orës 20:00 në televizionin T7 do t7 do të transmetohet emisioni sportiv “Favorit”, në të cilin do të diskutohet për krizën financiare nën futbollin kosovar të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe rreth asaj nëse kampionati duhet të vazhdojë apo duhet të mbyllet sipas renditjes momentale. Në studion e moderatores Doruntina Baftiu do të diskutohet me trajnerët e njohur, Ismet Munishin dhe Arsim Plepollin.
A pret Ismet Munishi që FFK-ja ta mbyll kampionatin konform renditjes momentale me ç’rast Ballkani i tij do të shpallej kampion i ri i Kosovës?
Cilat janë opsionet tjera për ta mbyllur këtë kampionat përpos opsionit të përfundimit të parakohshëm?
Sa kohë u nevojitet klubeve për përgatitje që ta rinisin kampionatin e pezulluar?
Çka po bëjnë futbollistët në këtë kohë pandemie dhe me çfarë telashesh po përballen ata për të ushtruar individualisht!
A i kanë marrë ata rrogat e marsit nga klubet dhe a rrezikojnë t’u ulen pagat?
Si e ndjeu shumë shpejtë Superliga krizën ekonomike të shkaktuar në vend nga koronavirusi?
A mund të ndikojë kriza ekonomike në afatin kalimtar të ardhshëm të futbollistëve në Kosovë, kur Ballkani priste t’i shesë disa futbollistë yje të tij?
Cili është apeli serioz i Ismet Munishit për Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë kohë pandemie?
Si u bë që UEFA dhe FIFA të vijnë para një sfide jetike për futbollin kosovar dhe botëror?
Emisioni “Favorit” transmetohet edhe në Gjirafa Video e po ashtu në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.