Sonte, finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare - Gazeta Express
string(49) "sonte-finalja-e-madhe-e-superkupes-mbarekombetare"

Basketboll

Gazeta Express

06/10/2022 9:57

Sonte, finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll

Gazeta Express

06/10/2022 9:57

Sonte do të luhet finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare.

Trepça dhe Tirana do t’i matin forcat në mes vete në sfidën që do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë pasi siç dihet “Xehetarët” janë organizatorë të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Mitrovicasit në fakt në gjysmëfinale e mposhtën Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68 në një ndeshje mjaft interesante mbrëmë për ta prerë biletën për finalen e këtij kompeticioni, shkruan “Gazeta Express”.

Tirana ndërkohë u kualifikua në finale pa lojë pasi kundërshtari i saj, Teuta nga Durrësi u tërhoq nga turneu pasi iu sëmurën disa lojtarë.

Ndeshja finale e Kupës Mbarëkombëtare do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Tifozët mitrovicas pritet të dhurojnë spektakël në “Minatori”.

Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë ekipet më të mira të sezonit paraprak nga Kosova dhe ato nga Shqipëria. /Gazeta Express/