Sonte do të kompletohet finalja e Kupës së Kosovës, na presin dy super-ndeshje - Gazeta Express
string(77) "sonte-do-te-kompletohet-finalja-e-kupes-se-kosoves-na-presin-dy-super-ndeshje"

Basketboll

Gazeta Express

15/02/2024 12:34

Sonte do të kompletohet finalja e Kupës së Kosovës, na presin dy super-ndeshje

Basketboll

Gazeta Express

15/02/2024 12:34

Sonte do të kompletohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.

Dy ndeshje mjaft interesante na presin në kuadër të “Final 8”, i cili po mbahet në Gjakovë.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, shkruan “Gazeta Express”.

Prizrenasit e bënë një paraqitje fantastike në çerekfinale duke e eliminuar nga kjo garë njërën prej favoriteve – Pejën, të cilën e mundën me rezultat 73:64.

Ndërkaq, Bardhekaltrit e prenë një biletë për në gjysmëfinale mbrëmë pasi e mposhtën Proton Cable Prizrenin me rezultat 108:90.

Dueli mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të nisë në orën 20:00.

Ndërsa, finalisti i parë i Kupës do të përcaktohet pak më herët.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do t’i matin forcat mes vete në duelin që do të nisë në orën 17:00.

Therandasit në çerekfinalen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Shani Nushi” e eliminuan nikoqirin Vëllaznimi me rezultat 76:58.

Kurse, mitrovicasit nuk hasën në rezistencë të Istogut, të cilin e mundën me rezultat bindës, 84:51. Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhet të shtunën mbrëma. /Gazeta Express/