S’mund ta përkrahin Trepçën në palestër, “Torcida” do ta përdorë sonte “Planin B” - Gazeta Express
string(75) "smund-ta-perkrahin-trepcen-ne-palester-torcida-do-ta-perdore-sonte-planin-b"

S’mund ta përkrahin Trepçën në palestër, “Torcida” do ta përdorë sonte “Planin B”

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2022 14:53

Tifozët mitrovicas nuk do të mundë ta përkrahin Trepçën sonte në palestrën e sporteve “Karagaçi” në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “Play-Offit” të Superligës së basketbollit.

Lexo Edhe:

Kjo për faktin se Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që në ndeshjen e sontme prezentë të jenë tifozë të vetëm 25 për qind të kapacitetit të palestrës, e që ata do të jenë pejanë.

Në fakt, Peja ishte dënuar me dy ndeshje pa praninë e publikut shkaku i incidenteve që ndodhën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale.

Por, FBK-ja e zbuti dënimin e pejanëve, shkruan “Gazeta Express”.

E në pamundësi për të qenë në “Karagaç”, “Torcida” do ta përdorë sonte “Planin B”.

Tifo-grupi mitrovicas njofton se, së bashku me Komunën e Mitrovicës dhe klubin basketbollistik Trepça, do ta organizojë përcjelljen e ndeshjes së sontme në një projektor gjigant në folenë e tyre, palestrën “Minatori”.

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të fillojë në orën 20:30.

Aktualisht, Trepça prin 2-1 në serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të “play-offit”, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, pejanët synojnë ta barazojnë serinë, e mitrovicasit që ta prekin qysh sonte finalen.

E ndeshja e pestë eventuale do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. /Gazeta Express/