Edhe zyrtarisht, Divine Myles është transferuar tek skuadra e Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi pejan në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Basketbollisti amerikan e njeh mjaft mirë ligën kosovare pasi në të kaluarën ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe Proton Cable Prizrenin.
28 vjeçari i gjatë 180 centimetra është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Pejanët synojnë ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar në kampionat dhe Myles pritet t’i ndihmojë ata shumë në këtë drejtim.
Pasi dështoi në Kupën e Kosovës, ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit krejt fokusin tash e ka tek kampionati vendor, por edhe tek Liga Ballkanike, të cilën synon ta fitojë po ashtu./Gazeta Express.