Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë regjistruar 267 raste të reja të koronavirusit.
Kjo i bie që 3.6 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Shifra e përgjithshme e të infektuarve në Skoci shkoi në 23,283, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënua një person i vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 2,501.
“Ne fatkeqësisht jemi shumë të qartë se rastet tash për tash janë duke u ngritur”, tha ministrja Sturgeon gjatë konferencës ditore për raportimin e rasteve.
Pavarësisht rasteve të reja, Skocia ka shumë më pak persona të infektuar në krahasim me Anglinë, që është shteti më i prekur nga pandemia brenda Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht edhe për shkak të numrit më të madh të popullsisë.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...