Skenderaj mposht Dritën në finalen e parë të playoffit - Gazeta Express
string(54) "skenderaj-mposht-driten-ne-finalen-e-pare-te-playoffit"

Sport

Gazeta Express

05/05/2023 8:59

Skenderaj mposht Dritën në finalen e parë të playoffit

Sport

Gazeta Express

05/05/2023 8:59

Skenderaj e ka nisur mbarë serinë e finaleve të playoffit të Superligës A, femrat, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, të enjten mbrëma në përballjen e zhvilluar në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”.

Mysafiret triumfuan me rezultat 1-3 ( 21:25, 22:25, 25:13, 14:25), në një ndeshje tejet interesante dhe atraktive për shikuesit dhe volejbolldashësit.

Pasi treguan paraqitje të fortë në dy setet e parë, Skenderaj e pësoi në setin e tretë me diferencë të madhe, por u rikonsolidua dhe nuk lejoi befasi duke fituar setin e katërt me 11 pikë diferencë eventualisht për ta fituar ndeshjen.

Skenderaj do ta ketë avantazhin e nikoqirit në ndeshjen e dytë finale. Kujtojmë se kampioni shpallet me tri ndeshje të fituara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement