Organizatat e tifozëve në Evropë dhe më gjerë kanë reaguar ashpër ndaj FIFA-s pas publikimit të çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026, duke i cilësuar ato si “grabitqare” dhe “një tradhti ndaj mbështetësve”.
Sipas çmimeve të publikuara, biletat për fazën e grupeve variojnë nga 180 deri në 700 dollarë, ndërsa ato për finalen arrijnë shifra marramendëse prej 4,185 deri në 8,680 dollarësh, shumë më të larta sesa pritej fillimisht.
Grupi evropian i tifozëve, Football Supporters Europe (FSE), e akuzoi FIFA-n se po përfiton në kurriz të tifozëve të zakonshëm, duke e bërë Kupën e Botës “më pak të arritshme”.
FIFA më herët kishte deklaruar se çmimet minimale do të fillonin nga 60 dollarë për disa ndeshje të fazës së grupeve dhe deri në 6,730 dollarë për finalen.
Por për herë të parë, organizata po përdor çmime dinamike, një sistem ku çmimet rriten ose ulen në varësi të kërkesës—një praktikë që ka shtuar edhe më shumë kritikat.
Tifozët paralajmërojnë se rritja ekstreme e çmimeve mund t’i largojë adhuruesit e vërtetë nga stadiumet dhe ta shndërrojë turneun më të madh në botë në një event të paarritshëm për shumicën. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...