Shpërthime janë dëgjuar në veri të vendit. Para pak minutash, një i tillë u dëgjua edhe në Mitrovicën e Veriut, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Një objekt ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut po punonte është djegur tërësisht.
Pas shpërthimeve, forca të shtuara të Policisë u vendosën mbi urën e Ibrit.
Incidente ka pasur edhe në Zubin Potok. Sipas mediumit “KoSSev”, në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, disa qytetarë serbë janë mbledhur para objektit të komunës dhe kanë penguar disa zyrtarë të komisioneve komunale zgjedhore që të futen brenda objektit.