Për shkak të zhvillimeve të fundit, prani e shtuar e policisë në urën mbi Ibër - Gazeta Express
string(77) "per-shkak-te-zhvillimeve-te-fundit-prani-e-shtuar-e-policise-ne-uren-mbi-iber"

Për shkak të zhvillimeve të fundit, prani e shtuar e policisë në urën mbi Ibër

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 16:41

Për shkak të zhvillimeve të fundit, prani e shtuar e policisë në urën mbi Ibër

Sot në Veri të Kosovës ka pasuar disa incidente. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që në orët e pasdites disa forca policore janë parë duke qarkulluar në pjesën veriore të vendit.

Lexo Edhe:

Atje sot gjatë ditës zyrtarët e KQZ’së janë penguar të hyjnë në zyrat e tyre që është konfirmuar edhe nga KQZ.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Sipas tij “Kosova po dëshiron të imponojë zgjedhjet në Veri”.

T7 ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një rritje policore në pjesën veriore.

Gazeta Express do të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet. /Express