Situata me covid19 në Shqipëri mund të sjellë rimbylljen e transportit publik - Gazeta Express
string(77) "situata-me-covid19-ne-shqiperi-mund-te-sjelle-rimbylljen-e-transportit-publik"

Situata me covid19 në Shqipëri mund të sjellë rimbylljen e transportit publik

Gazeta Express

12/07/2020 10:16

1 javë pasi transporti publik nisi punës, pas qëndrimit mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç shoqata e transportit kishte menduar.

Ditën e hënë është në pikëpyetje nëse ky shërbim do t’i ofrohet apo jo qytetarëve.

Lexo Edhe:

Kjo pasi pjesëtarët e shoqatës, i kanë dërguar një letër bashkisë, për të riparë edhe njëherë kushtet në të cilat i duhet të punojnë.

Mësohet se një ndër arsyet që e ka çuar shoqatës e transporteve të mendojnë mbyllen është fluksi i ulët i qytetarëve që marrin këtë shërbim, duke kërkuar rimbusim të kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e COVID-19, raporton Euronews.

Këtë javë transporti publik, të gjithë qytetarët ishin të detyruat të mbanin maska si dhe të ruanin distancimim social, por kjo gjë nuk u respektua. Ndërkohë ky ishte i vetmi shërbim në të cilin nuk matej temperatura e personave që përdornin këtë shërbim.