Situata me covid-19, ​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro - Gazeta Express
string(78) "situata-me-covid-19-%e2%80%8bgjermania-ndihmon-shqiperine-me-1056-milione-euro"

Situata me covid-19, ​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

Gazeta Express

10/08/2020 19:26

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman përgjatë vitit 2020.

Denaj informoi ambasadorin gjerman për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël.

Lexo Edhe:

Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020-2021, në mbështetje të ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatat e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qenë kyç në bashkëpunimin e vazhduar”, theksoi Denaj.

Ministrja Denaj dhe ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat.