Situata e zjarreve në Mallakastër e Finiq, dy avionë europianë i vijnë në ndihmë Shqipërisë - Gazeta Express
string(90) "situata-e-zjarreve-ne-mallakaster-e-finiq-dy-avione-europiane-i-vijne-ne-ndihme-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 17:35

Situata e zjarreve në Mallakastër e Finiq, dy avionë europianë i vijnë në ndihmë Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 17:35

Si pasojë e përkeqësimit të situatës me zjarret në disa zona të vendit, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, tre avionë të specializuar në fikjen e zjarreve dy “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një “Canadair” i Forcës Ajrore kroate kanë mbërritur në vend për të asistuar nga ajri në operacionet e shuarjes së flakëve në Mallakastër dhe Finiq.

Avionët operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, duke mbështetur nga lart forcat zjarrfikëse, ekipet e emergjencave civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, që ndodhen në terren nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

“Si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm 2 avionë Air Tractor Fire Boss te Forcës Ajrore suedeze dhe 1 avion Canadair i Forcës Ajrore kroate kane asistuar efektivët në terren në betejën kundër flakëve në Mallakastër dhe Finiq. Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe vijnë në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse, të emergjencave civile lokale, dhe trupave të Forcave të Armatosura, të cilat nën koordinimin e AKMC vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave të zjarrit”, tha Ministria e Mbrojtjes.