Sinani, Meda e NRG Band bashkohen për t'i risjellur hitet muzikore në një këngë - Gazeta Express
string(76) "sinani-meda-e-nrg-band-bashkohen-per-ti-risjellur-hitet-muzikor-ne-nje-kenge"

Gazeta Express

21/11/2020 12:50

Sinani, Meda e NRG Band bashkohen për t’i risjellur hitet muzikore në një këngë

Gazeta Express

21/11/2020 12:50

Sinan Vllasaliu ka publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme bashkëpunimin e tij të radhës me Medën dhe NRG Band.

Jo shpeshherë e shohim duke sjellë bashkëpunime, por kur e bën një gjë të tillë, sigurohet që ti vë vulën.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për këngëtarin shumë të dashur për publikun, Sinan Vllasaliu i cili nuk po di të ndalet me prurje të reja, të cilat janë të njëpasnjëshme.

Pas publikimit të disa këngëve të tij solo, duket se koha ka ardhur për një bashkëpunim, i cili e ka bërë bashkë Vllasaliun me Medën dhe NRG Band, e që ky është projekti i tyre i dytë së bashku, pas atij mjaft të suksesshëm vitin e kaluar.

Kënga është një remix, dhe brenda 6 minutave sjell vetëm ritëm e vallëzim, duke kombinuar hitet e dikurshme me ato të sotmet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku, të cilët menjëherë filluan me shpërndarje duke e pëlqyer shumë.

Burime nga Gazeta Express, mësojnë se ky nuk do të jetë projekti i fundit nga Sinani e po ashtu nga dyshja tjetër për këtë vit, pasi disa të tillë janë rrugës së publikimit në kuadër të projektit gjigand të Emra Com.

Së shpejti, Sinan Vllasaliu pritet të publikoj këngën e quajtur “Valzi i Dashurisë“. /Express/