Siljanovska-Davkova në Nju-Jork: Kërkesa për ndryshime kushtetuese nuk ka asgjë të përbashkët për kriteret e Kopenhagës - Gazeta Express
string(118) "siljanovska-davkova-ne-nju-jork-kerkesa-per-ndryshime-kushtetuese-nuk-ka-asgje-te-perbashket-per-kriteret-e-kopenhages"

Maqedoni

Gazeta Express

27/09/2025 14:14

Siljanovska-Davkova në Nju-Jork: Kërkesa për ndryshime kushtetuese nuk ka asgjë të përbashkët për kriteret e Kopenhagës

Maqedoni

Gazeta Express

27/09/2025 14:14

Rruga jonë drejt Brukselit i ngjan një maratone, një maratone që ndonjëherë mendoj se mund ta pyesim veten “a po presim Godonë”. Maratonën tonë e filluam në vitin 2005 kur na u dha statusi i kandidatit. Sot, shpesh përdoret shprehja se Evropa është një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, dhe interesi për rajonin u rrit tre vjet më parë kur, për fat të keq, filloi lufta në Ukrainë, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova para studentëve në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, ku mbajti ligjëratë në kuadër të Forumit Botëror të Lidershipit, njofton Portalb.mk.

Ajo shpjegoi para komunitetit akademik rezultatin e shtyrjes së pafundme të premtimit për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit.

“Ne, njerëzit nga Ballkani, gjithmonë e kemi konsideruar veten evropianë, sepse gjithmonë kemi qenë gjeografikisht, historikisht dhe veçanërisht në kulturë pjesë e Evropës. Tani procesi i zgjerimit është përsëri në axhendën e BE-së, por jo për hir të një Unioni më të madh, por për hir të stabilitetit dhe sigurisë. Dhe ky është një shans i mirë për ne që të jemi në axhendë për nuk e di se cilën herë dhe të shfrytëzojmë momentin. Por, në 30 vitet e fundit, jemi përpjekur ta shfrytëzojmë momentin shumë herë dhe rezultati është 36 amandamente në Kushtetutën tonë”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ajo përmendi përvojën e vendeve baltike, të cilat në procesin e integrimit evropian morën mbështetjen më të madhe nga fqinjët e tyre – vendet skandinave dhe u bënë anëtare, ndryshe nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku u shfaq vetoja – anëtarët e BE-së përdorën statusin e tyre si anëtarë të mbrojtur të familjes që ta pengojnë përparimin e fqinjëve të tyre drejt Brukselit.

“Mendoj se BE-ja duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e saj sepse edhe BE-ja është në krizë sot. Më parë, ishte sinonim i demokracisë, i sundimit të ligjit, por sot nuk është kështu. Sot po përballemi me një krizë lidershipi. Ndoshta marrëdhënia midis anëtarëve të BE-së dhe vendeve kandidate si ne është e gabuar, sepse është thjesht një marrëdhënie ‘dëgjo dhe bëj’ sepse ju jeni ata që doni të bashkoheni me ne. Rregullat janë të qarta, janë të shkëlqyera, njihen si kriteret e Kopenhagës, por vetoja nuk është pjesë e kritereve të Kopenhagës”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ajo potencoi se problemi me veton në rastin tonë është se nuk bazohet në respektimin e kritereve të Kopenhagës, por në kërkesat që vijnë nga fqinji ynë që nuk kanë të bëjnë fare me këto kritere.

Partia më e madhe opozitare LSDM prezantoi dje një Projektrezolutë për të përcaktuar qëndrimet e përbashkëta shtetërore dhe kombëtare për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kryetari i partisë, Venko Filipçe, tha në një konferencë për shtyp se zgjidhjet propozohen duke marrë parasysh interesat e larta kombëtare dhe shtetërore dhe përqindjen e madhe të mbështetjes për anëtarësim në BE.

Ndërsa, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se VMRO-DPMNE, si një parti shtetndërtuese përgjegjëse, do të nxjerrë një rezolutë të vërtetë pas zgjedhjeve.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. 

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.