Siguria në trafik, Mustafa diskuton me kryetarët e komunave të Kosovës - Gazeta Express
string(69) "siguria-ne-trafik-mustafa-diskuton-me-kryetaret-e-komunave-te-kosoves"

Siguria në trafik, Mustafa diskuton me kryetarët e komunave të Kosovës

Gazeta Express

03/12/2019 14:02

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ministri në detyrë, Ekrem Mustafa, nesër do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar për sigurinë në trafikun rrugor të Kosovës, raporton Gazeta Express

MPB përmes një komunikate për media bën të ditur se takimi do të mbahet nesër në një hotel në Prishtinë, nga ora 10:00.

Lexo Edhe:

“Nesër do të mbahet takimi me kryetarët e komunave. Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, do të mbajë takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës. Takimi do të mbahet nesër, më 4 dhjetor, në hotel “Emerald” duke filluar nga ora 10:00. Temë diskutimi do të jetë siguria në trafikun rrugor në Kosovë”, shkruhet në komunikatë. /Express/