Sigal Prishtina triumfon në Rahovec, Dukes vendimtar me 20 pikë - Gazeta Express
string(62) "sigal-prishtina-triumfon-ne-rahovec-dukes-vendimtar-me-20-pike"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 19:11

Sigal Prishtina triumfon në Rahovec, Dukes vendimtar me 20 pikë

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 19:11

Në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Rahovecin me rezultatin 68-59.

Kryeqytetasit u udhëhoqën nga Khalil Dukes, i cili shënoi 20 pikë, duke bërë diferencën për skuadrën e tij. Te Rahoveci, më efikasi ishte Julian Roche me 14 pikë, por përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, tre më shumë se Rahoveci që mbetet në zonën e parafundit. Rezultati forcon pozitat e Prishtinës në luftën për vendet e larta në Superligë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement