Sigal Prishtina mposht Prizrenin 16, barzohet seria çerekfinale - Gazeta Express
string(62) "sigal-prishtina-mposht-prizrenin-16-barzohet-seria-cerekfinale"

Sport

Gazeta Express

01/05/2022 20:52

Sigal Prishtina mposht Prizrenin 16, barzohet seria çerekfinale

Sport

Gazeta Express

01/05/2022 20:52

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Prizreni 16 me rezultat 98:89 (34:21, 21:31, 22:15, 21:22), duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1. Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Golden Eagle Ylli.

Vendasit e nisën për mrekulli, me një seri prej 15:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, ku këtë pjesë e fituan 34:21. Por, në periudhën e dytë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë shkrin epërsinë, dhe kaluan minimalisht në epërsi 45:46, por tetë pikë radhazi nga kryeqytetasit bën që të shkëputen në 53:46, por në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë më e barabartë, duke përfunduar me shifrat 55:52.

Lexo Edhe:

Por, në periodën e tretë sërish prishtinasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi disa herë deri në 13 pikë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:67. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë dhe kjo mjaftoi që Sigal Prishtina të shënojë fitore me rezultat 98:89.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jetmir Zeqiri me 19 pikë e 12 kërcime, Henry Dugat me 20 pikë e shtatë asistime dhe Meriton Ismaili me 25 pikë, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 25 pikë e 14 kërcime. /Gazeta Express/