As sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është deklaruar para gazetarëve.
Si zakonisht, ai u fut brenda në kuvend pa e thënë asnjë fjalë.
Sot është hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”. /GazetaExpress/