Mendimi për motin: Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C - Gazeta Express
string(95) "mendimi-per-motin-me-shpesh-intervale-me-diell-diteve-te-ardhshme-temperatura-deri-ne-25c-e-26c"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 18:32

Mendimi për motin: Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 18:32

Mendimi për motin – 21.05.2025

Vransira që kalojnë gjatë natës mbi vend sjellin kushte për të reshura shiu, aty këtu të shoqëruara me bubullimë. Me pushimin e të reshurave orëve të mëngjesit të ditës së enjtë, vransirat shpërndahen duke hapë qiellin për më shumë rreze dielli. Orëve të mesditës me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme, 4-12m/s. Temperaturat në mëngjes zbresin në 10C e 12, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 22C e 25C.

Më shumë intervale me diell parashihet të kemi ditën e premtë, megjithëse orëve të pasdites aty këtu përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu të shkurtër shiu. Temperaturat shkojnë deri në 24C e 26C. Frynë erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme 6-14m/s. Nga fundjava po pritet përkeqësim i motit, madje me karakteristika vjeshtore. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me të reshura që fillojnë diku orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë. Reshjet parashihet të vazhdojnë dhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 13C. Era ndryshon drejtimin në veriore e verilindore dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.