Shpërndarja e fotografive nudo në internet të personave është një shkelje e rëndë e privatësisë dhe ky fenomen ndonjëherë njihet si “pornografi hakmarrëse”, por ky term ndonjëherë mund të keqinterpretohet.
Pornografia hakmarrëse ndodh kur autorët shpërndajnë foto ose video intime të personave pa pëlqimin e tyre, dhe është një dukuri që ndodh mjaft shpesh, shkruan News.com.au.
Si mund ta dini nëse fotografitë e juaja nudo janë shpërndarë në internet?
Një metodë e thjeshtë prej secilës mund ta merrni vesh nëse fotografitë tuaja janë shpërndarë është që fillimisht të vizitoni opsionin Google Images, më pas klikoni tek opsioni i ikonës së kamerës për ta prekur butonin “search by image”.
Më pas, shtypni opsionin “upload an image” dhe pasi ta keni bërë do t’ju ofrohet mundësi për të zgjedhur një ‘fajll’, apo “choose a file”.
Pasi t’i keni aplikuar të gjitha këto masa, është e rëndësishme që të ngarkoni një fotografi prej kompjuterit tuaj dhe një sërë algoritmesh do të zbuloj uebfaqet në të cilat mund të jetë shpërndarë ajo fotografi.
Problemi i vetëm me këtë metodë është privatësia. Imazhet ose URL-të që ngarkoni do të ruhen nga Google. Google pretendon se imazhet dhe URL-të janë përdorur “për t’i bërë produktet dhe shërbimet e tyre më të mira”, por se si përdoren ato nuk është parë ende.
Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni që fotografitë tuaja janë shpërndarë në internet?
Nëse keni gjetur se imazhet tuaja janë shpërndarë në ndonjë platformë ‘online’ kontaktoni menjëherë atë platformë për t’i fshirë ato imazhe që janë publikuar pa lejen tuaj.
Në rast se keni dyshime më të vogla, por nuk dëshironi të rrezikoni për t’i kërkuar ato, atëherë lajmëroni menjëherë organet kompetente si policinë, më pas ata do t’ju këshillojnë dhe t’ju ndihmojnë se çfarë duhet të bëni.