Si e kishte bërë Van Nistelrooy Ronaldon të qajë në stërvitje - Gazeta Express
string(61) "si-e-kishte-bere-van-nistelrooy-ronaldon-te-qaje-ne-stervitje"

Si e kishte bërë Van Nistelrooy Ronaldon të qajë në stërvitje

Gazeta Express

04/04/2020 21:40

Ruud van Nistelrooy e kishte bërë Cristiano Ronaldon të qajë gjatë një zënke në një seancë stërvitore të Manchester Unitedit. Këtë ndodhi e ka kujtuar pikërisht ish-bashkëlojtari i tyre në Old Trafford, Louis Saha.

Zënkat në seancat stërvitore ishin bërë temë e madhe debati vitin e kaluar pas zënkës mes Raheem Sterlingut dhe Joe Gomez, para ndeshjes së Anglisë kundër Malit të Zi. Vetë Louis Saha e kishte zbuluar një ndodhi të ngjashme të mëhershme në Manchester United, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ruud thjesht e kishte atë lloj egoje, ai donte që të gjithë t’ia pasonim topin gjatë gjithë kohës”, kishte zbuluar Saha në një intervistë të dhënë për FourFourTwo.

“Nganjëherë, kjo gjë e vështirësonte punën e trajnerit kur vinte puna te zhvillimi i Cristiano Ronaldos dhe Wayne Rooneyt”.

“A e bëri Ruudi Ronaldon të qajë? Po, kishte lajme për këtë dhe mendoj se ata e kishin pasur një zënkë pas pasi babai i Cristianos kishte vdekur, kështu që nuk kishte qenë momenti i duhur”.

“Gjërat e tilla ndodhin kur dy lojtarët luajnë me shpirt, por unë jam i sigurt se Ruud ende pendohet për disa nga fjalët e tij”.

Van Nistelrooy raportohet se i kishte thënë Ronaldos se e ka gjetur një baba të dytë, duke iu referuar ndihmësit të Sir Alex Fergusonit. Ky koment e kishte mërzitur portugezin, të cilit i kishte vdekur babai vetëm pak kohë më parë. /Gazeta Express/