Pak ditë më parë, në 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional.
Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin.
Kjo Hënë e plotë do të të ndihmojë t’i japësh fund disa raporteve, apo të shohësh qartë të tjera.
Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do të ndihmojë të ndryshosh për mos u kthyer më pas.
25 marsi do sjellë inat dhe nerva për disa, por çlirim dhe rehati për të tjerë. Hëna e plotë është në Peshore, ndërkohë Dielli është në Dash.
Ekspertët thonë se tani e mbrapa do ngjallen frikëra të vjetra, por njëkohësisht do të manifestohet largimi nga këto ndjesi për të ecur para.
Mos harro që energjia do shtohet ditët në vazhdim dhe duhet të jesh vigjilent/e për ndjesitë e tua dhe reagimet ndaj të tjerëve. /Shqip.com