Si do të funksionojë liga e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë? – Zbulohen planet - Gazeta Express
string(79) "si-do-te-funksionoje-liga-e-perbashket-e-kosoves-dhe-shqiperise-zbulohen-planet"

Si do të funksionojë liga e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë? – Zbulohen planet

Gazeta Express

20/05/2020 13:29

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka konfirmuar se në ligën e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë do të marrin pjesë nga katër ekipe të dyja vendeve, përderisa ka zbuluar edhe detaje nga formati me të cilin do të zhvillohet liga.

Pasi ishin zbuluar planet për krijimin e ligës së përbashkët, sot u mbajt takimi i parë i ekipeve teknike të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), përmes një video-konference, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto dy ekipe do të punojnë në përgatitjen e dokumenteve dhe akteve normative për ligën. Ky proces pritet të përfundojë në javën e dytë të muajit qershor, kur pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes dy Federatave për krijimin e ligës së përbashkët.

Ekipet teknike do të udhëhiqen nga sekretarët e përgjithshëm, megjithatë në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe kryetari i FSHB-së, Avni Ponari. Pas takimit, Fetahu e zbuloi formatin me të cilin do të zhvillohet gara.

“FBK dhe FSHB do të delegojnë nga katër ekipe për pjesëmarrje në Ligë. Për edicionin garues 2020-2021 do të vendoset sistemi i garave me vajtje-ardhje, me 14 xhiro të rregullta, në të cilat secili ekip me secilin luan së paku dy ndeshje”, ka zbuluar Fetahu.

“Liga do të mbikëqyret nga Bordi Drejtues i Ligës, në të cilin federatat pjesëmarrëse i delegojnë nga 2 përfaqësues, ndërsa përfaqësuesit e federatave në këtë bord e emërojnë unanimisht anëtarin e pavarur të bordit i cili do të shërbejë edhe si Kryetar i Bordit të Ligës”. /Gazeta Express/