“Shuplakat”, Janakieski nuk ndjehet fajtor - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

28/09/2020 16:50

“Shuplakat”, Janakieski nuk ndjehet fajtor

Ballina

Gazeta Express

28/09/2020 16:50

Avokatët e Mile Janakieskit kërkuan një aktvendim lirimi për të në rastin “Shuplaka në Qendër”.

Në fjalën përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve. Qëndrimi i tyre në lidhje me “bombat” ishte se ato ishin kopje, dhe se dëshmi mund të ishin vetëm origjinalet. Për më tepër, u kontestua pjesa e aktakuzës ku u theksua se Mile Janakieski është një njeri i besuar i të pandehurit të parë Nikola Gruevski i cili u arratis.

Nëse dikush më beson mua dhe unë jam bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe personi me besimin më të madh, ai sigurisht që nuk do të më kontrollojë duke regjistruar bisedat e mia, dhe kjo pretendohet se ka kaluar përmes DSK-së, por nuk është konfirmuar, nuk është dëshmuar”-tha Elenko Milanov, avokat i Mile Janakieskit.

Por, Milanov shton se me një mbrojtje të tillë, që bashkëpunëtorët më të afërt nuk përgjohen, nuk nënkupton distancim të Janakieskit nga Nikolla Gruevski.

Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për ndonjë distancim. Ai ka punuar në kuadër të ministrisë së vet, atë që duhej ta bënte”-pohoi Elenko Milanov, avokat i Mile Janakieskit.

Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Gruevski është në arrati.