Shukri Buja falënderon pjesëmarrësit në tubimin përmbyllës: Vulosët fitoren që është e juaja, treguat dashuri e besim - Gazeta Express
string(116) "shukri1-buja-falenderon-pjesemarresit-ne-tubimin-permbylles-vuloset-fitoren-qe-eshte-e-juaja-treguat-dashuri-e-besim"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 21:36

Shukri Buja falënderon pjesëmarrësit në tubimin përmbyllës: Vulosët fitoren që është e juaja, treguat dashuri e besim

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 21:36

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës.

Buja ka thënë se energjia e tyre i ka dhënë forcë atij, dhe pjesëmarrja e tyre shpresë e mbështetja e tyre e kanë vulosur fitoren.

Postim:

FALEMINDERIT qytetarë të dashur të Lipjanit!

Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin tonë.

Energjia juaj më dha forcë, pjesëmarrja juaj më dha shpresë, e mbështetja juaj e vulosi fitoren!

Kjo fitore është e juaja!

Është koha për fitoren e Lipjanit tonë!