Shtyhet lansimi I Grand Theft Auto 6: Data zhvendoset në nëntor 2026 - Gazeta Express
string(67) "shtyhet-lansimi-i-grand-theft-auto-6-data-zhvendoset-ne-nentor-2026"

AutoTech

Gazeta Express

10/11/2025 21:36

Shtyhet lansimi I Grand Theft Auto 6: Data zhvendoset në nëntor 2026

AutoTech

Gazeta Express

10/11/2025 21:36

Grand Theft Auto 6 është shtyrë sërish – këtë herë deri në 19 nëntor 2026, kanë bërë të ditur krijuesit e saj, Rockstar Games.

“Na vjen keq për këtë vonesë shtesë, që e dimë se vjen pas një pritjeje të gjatë, por këto muaj ekstra do të na lejojnë të përfundojmë lojën me nivelin e hollësive dhe cilësisë që ju prisni dhe meritoni,” shkruan kompania në një postim në rrjetin X.

Lançimi i lojës ishte shtyrë më parë nga fundi i vitit 2025 në fillim të vitit 2026, ndërsa tani data e re është vendosur për nëntorin e ardhshëm.

Lajmi ka shkaktuar zemërim te fansat, me disa prej tyre që e kanë quajtur “vonimin më të keq në historinë e lojërave”. Një përdorues shkroi: “Rregulloni gjërat. Ky duhet të jetë vonimi më i keq në historinë e gamingut.” Ndërsa një tjetër ironizoi: “Do ta blej me pensionin e pleqërisë në këtë ritëm.”

GTA 6 pritet të jetë një nga lançimet më të mëdha të produkteve të argëtimit ndonjëherë. Si gjithmonë, loja njihet për përmbajtjen e saj të dhunshme dhe seksualisht të hapur, duke lejuar lojtarët të luajnë rolin e kriminelëve në qytete të mëdha që nga viti 1997.

Lojë e re ishte planifikuar të dilte më vonë këtë vit, dhe traileri i saj zbuloi se ngjarjet zhvillohen në një qytet të ngjashëm me Miami–in e Vice City, me protagonistin e parë femër në historinë e serisë. Trailer-i fillon me Lucian, një grua që sapo lirohet nga burgu, dhe vazhdon me partnerin e saj mashkull në krim: “Mënyra e vetme për ta kaluar këtë është të mbetemi bashkë, si një ekip.”

Dyshja hyn me armë në një dyqan, duke mbuluar fytyrat me bandana, duke ngritur dyshime se loja do të përfshijë një çift kriminel në stilin “Bonnie & Clyde”.

Seria GTA ka pasur gjithmonë sukses të madh, por edhe kritika për dhunën që shfaq. Kritikat kanë akuzuar prej fillimit lojën se glorifikon dhunën dhe nxit lojtarët të kryejnë vepra kriminale – akuza që kompania Take-Two Interactive, prindërore e Rockstar, i ka mohuar.

Lojtarët kryejnë krime si trafik droge, plaçkitje, përleshje dhe vjedhje makinash, përfshirë edhe mundësinë për të sulmuar personazhe të shfrytëzuara për seks dhe vizituar klube striptizmi, gjë që ka irrituar aktivistët.

Lajmi për vonesën erdhi po atë ditë kur dhjetëra persona protestuan jashtë zyrave të Rockstar në Edinburg, Skoci, duke akuzuar studio-n e miliarda dollarëve për “shkatërrim të sindikatave” pas largimit të 31 punonjësve. Rockstar pretendoi se punonjësit “shpërndanin dhe diskutonin informacion konfidencial në forum publik”, një shkelje e politikave të kompanisë. Sindikata Independent Workers’ Union of Great Britain (IWGB), e cila organizoi protestën, e mohoi këtë, duke thënë se punonjësit e shkarkuar ishin pjesë e një kanali privat diskutimi të lidhur me sindikatën. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement