Shtyhet afati kalimtar në basketboll - Gazeta Express
string(36) "shtyhet-afati-kalimtar-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

11/08/2021 13:03

Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

11/08/2021 13:03

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se, me kërkesën e shumë klubeve dhe me miratimin e kërkesës nga Bordi i FBK-së, afati kalimtar për skuadrat seniore është shtyrë deri më 15 Gusht në ora 16:00, shkruan Gazeta Express.

Skuadrat janë mjaft aktive në këtë afat kalimtar, ku kishte transferime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj. Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh transferimet që kanë bërë skuadrat.

Kampion edicionin e kaluar ishte shpallur Golden Eagle Ylli, për herë të parë në histori të klubit, ndërkohë që e kishte fituar edhe Ligën Unike. Kurse Kupën dhe Superkupën e Kosovës i kishte fituar Sigal Prishtina. /Gazeta Express/