Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99 - Gazeta Express
string(46) "shtepia-me-99-fotografi-per-eksodin-e-vitit-99"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:22

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:22

Fotografitë fillojnë në hyrje.

E ato, vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të banesës.

Janë këto plot 99 fotografi, të cilat e mbulojnë pjesën më të madhe të njësisë së banimit të fotografit Asllan Krasniqi.

E të gjitha këto, i shkrepi vet Krasniqi, në vitin 1999.

Përmes tyre, e dokumentoi gjithë eksodin e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fotografi i njohur, e zbulon për Tëvë1 sesi nisi i gjithë rrugëtimi.

“Kom fillua në Belgjikë me një kamp, nga Belgjika kam shkuar në Stamboll me një tjetre kamp atje kur kanë qenë afërsisht 8000 shqiptarë, një gjë interesante atje ka qenë që kanë hap shkolla, pastaj nga aty kam shku në Tiranë. Nga Tirana në Kukës. Në Kukës kom qendru pak më shumë, këto foto në 90% janë në Kukës”, tregon ai.

E dokumentimi i vuajtjeve të refugjatëve përmes 1 mijë e 600 fotografive Krasniqi thotë nuk ishte i lehtë.

Sipas tij, skenat e tilla nuk harrohen as pas 27 viteve.

“Një rast një grua ka ardhë duke qajtë e duke bërtitë: ‘Aman më jepni një cigare se më kanë marrë bebën! Më kanë marrë bebën, duhet t’i jap cigare!’. Dikush i ka dhënë cigaren dhe ka shku me marrë bebën. Rast tjetër, një i moshuam, shumë i moshuam me atë beretë… duket beretë quhet ajo, edhe ka pyet se ishte i hutuar: ‘Ku jam?’ I kemi thënë ‘Je në Shqipëri’. E hoqi beretën edhe doli plisi, se s’ka guxua me plis.Një rast në Kukës, ishin duke ngrënë drekë, ju thashë ‘Ju bëftë mirë’. Një grua tha: ‘Urdhëroni, se ky djali 12-vjeçar është zot shtëpie, s’ka tjetër’. E kështu… plot”, shprehet Krasniqi.

Krasniqi thotë se e vizitoi pothuajse çdo kamp refugjatësh me shqiptar.

Por, nuk mungoi as në ngjarjet e tjera më të mëdha të mëdha të kohës.

“Po kjo puna ime ka qenë me shënua historinë e se çka po ndodh për Kosovën. Edhe fillimi ma herët se ’99, domethënë ’98 në NATO kam qenë vazhdimisht në selinë e NATO-s, që u fol atje. Kam fotografi të personaliteteve shumë me rëndësi. Edhe pastaj mbledhja në Rambuje, edhe atje kam qenë vazhdimisht gjatë konferencës së Rambuje. Edhe mbas Rambuje në Paris. E pas Parisit, unë kam ardhë këtej, se atëherë veç fillun me i dëbu kosovarët edhe kam qenë në kufi në Morinë”, thotë ai.

Ndryshe gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe i dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre,  rreth një milion shqiptarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement