Shqipëria në KS të OKB, Bushati: Rezultat i punës së palodhur i diplomacisë shqiptare - Gazeta Express
string(83) "shqiperia-ne-ks-te-okb-bushati-rezultat-i-punes-se-palodhur-i-diplomacise-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 21:38

Shqipëria në KS të OKB, Bushati: Rezultat i punës së palodhur i diplomacisë shqiptare

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 21:38

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pas këtij vendimi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Bushati shprehet se ky hap është një përgjegjësi serioze si nga ana politike po ashtu edhe nga ana morale.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, Bushati shkruan se është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.