Shqipëria mposhtet nga Luksemburgu, që renditet i 98-ti në FIFA - Gazeta Express
string(62) "shqiperia-mposhtet-nga-luksemburgu-qe-renditet-i-98-ti-ne-fifa"

Futboll

Gazeta Express

06/06/2026 22:04

Shqipëria mposhtet nga Luksemburgu, që renditet i 98-ti në FIFA

Futboll

Gazeta Express

06/06/2026 22:04

Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar humbjen e dytë në ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.

Në ndeshjen e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maranit, Shqipëria e pësoi humbjen e dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga italiani u mposht në “Air Albania” nga vendi i 98-të në listën e FIFA-s, Luksemburgu.

Mysafirët fituan me shifrat prej 1-0, me golin e shënuar herët në pjesën e parë.

Danel Sinani e gjeti golin në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit nga Aiman Dardari.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore e Shqipërisë në këtë muaj, pasi edhe në të parën po ashtu u mposht nga Izraeli, e cila ishte ndeshje debutuese e trajnerit Maran.

Shqipëria ishte mposhtur 1-0 edhe në atë përballje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement