Shqipëria e shpall 'non-grata' Igballe Hudutin - Gazeta Express
string(44) "shqiperia-e-shpall-non-grata-igballe-hudutin"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 14:57

Shqipëria e shpall ‘non-grata’ Igballe Hudutin

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 14:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti (Berisha).

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e Hudutit vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak. /abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement