Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës tha se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.
“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë”, u tha në njoftim.
Po ashtu, kjo drejtori publikoi edhe një fotografi të planit për këtë treg.
