Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.
Ai ka bërë me dije se kjo është dita kur shqiptarët e rikuptuan se e pamundura nuk është fakt, por opinion.
Në profilin e tij në Facebook, Majko, i cili drejtonte Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Shqipëria beri detyrën.
‘’Sot, përvjetori i çlirimit të Kosovës! Dita kur shqiptarët, falë të rënëve për liri, rikuptuan, se e pamundura nuk është fakt, por opinion!
Shqipëria bëri detyrën!’’, ka thënë Majko.